G7 ngre alarmin dhe bën paralajmërimin: – Armët bërthamore të Kinës mund të cenojnë stabilitetin global
20 Maji 2023
Arsenali bërthamor në rritje i Kinës është një kërcënim për stabilitetin global, paralajmëruan të premten udhëheqësit e G7.
Sipas tyre Kina ka një rezervë prej rreth 350 kokash bërthamore, edhe pse një numër i vogël kur krahasohet me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë.
Megjithatë raportohet se kjo sasi po rritet me shpejtësi dhe vendi mund të ketë 1500 koka të tilla deri në vitin 2035, sipas një vlerësimi të Pentagonit.
Shqetësimet rreth rritjes së sasisë janë ngritur në Perëndim dhe udhëheqësit e G7 paralajmëruan se zgjerimi “pa transparencë dhe dialog kuptimplotë përbën një shqetësim për stabilitetin global dhe rajonal”.