Gafa e Ministrit Lleshi: “…paratë e grabitura në Rinas mund të jenë djegur… “.  Lleshaj po paralajmëron se autorët do të kapen, por paratë nuk do të gjenden.

20 prill 2019 12:52

Gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar deklaratën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Përmes një postimi në Facebook ai i konsideron “perla ministrore” deklaratat e fundit të ministrit, duke vënë theksin dhe te gafa që mund të favorizojë grabitësit.

Perla ministrore!

Sa herë Ministri i Brendshëm flet, surprizon. P.sh së fundi z Lleshaj tha në një intervistë televizive se paratë e grabitura në Rinas mund të jenë djegur, duke shtuar se gjithsesi kjo ishte një hamendësi spekulative.

Në rastin më të mirë ky është një naivitet që konsiderohet një supergafë pasi iu jep grabitësve një opsion për të deklaruar se paratë i kanë djegur edhe nëse kapen dhe në rastin më të keq (po përdor dhe unë termin e përdorur nga ministri) pra po spekuloj, duke menduar se z. Lleshaj po paralajmëron se autorët do të kapen, por paratë nuk do të gjenden.

Dhe nëse vërtet do shpallet versioni se paratë ishin djegur hijet e dyshimit se grabitja e Rinasit nuk ishte aq spontane e një grupi prej 4 vetësh rritet shumë.

Gjithnjë në mënyrë spekulative unë paramendoj se paratë nuk do të gjenden. Tani të presim a do të jenë “djegur” vallë ato siç tha Ministri i Brendshëm?!”, shkruan Dyrnjaja.