Gafa e radhës e zv/ministrit. Gent Cakaj nuk e di që vizat janë liberalizuar
Gafa e radhës e zv/ministrit. Gent Cakaj nuk e di që vizat janë liberalizuar
Nga: Gazeta Telegraf
9 Prill, 2019
Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj doli sot në një konferencë tjetër për mediat dhe njoftoi reforma të rëndësishme. Ai tha se do t’u hiqen pasaportat diplomatike ish-deputetëve dhe gjyqtarëve.
Gent Cakaj recitoi një tjetër deklaratë sot përpara mediave në vijim të ashtuquajturës ‘reformë në shërbimin diplomaik”. Megjithatë, edhe këtë herë ra në sy zelli i madh për të referuar “vizionin e qartë të Kryeministrit”, për të ndërtuuar shërbimin diplomatik, Cakaj bëri gafën e radhës. Në dekleratën e tij, ai foli për besueshmëri 0 ndaj pasaportës diplomatike Shqiptare, cfarë ka cuar dhe në refuzimin e shumë vendeve anëtare të BE-së dhe më gjerë për të vendosur regjimin e liberalizimit të vizave. Në fakt, Cakaj harron, ose ndoshta ka qenë ende i ri në vitin 2011 kur Shqipërisë i janë liberalizuar vizat për të gjithë shtetasit shqiptarë. Nga ky liberalizim përfitojnë të gjithë shtetasit jo vetëm ata me pasaportë diplomatike por dhe ata me pasaportë të zakonshme.