“…Galeria e Arteve, Tirane, si zyrat e Ministrisë së Brendshme dikur. Pritja është e tmerrshme, për të takuar drejtorin …”
Artistët pamorë të braktisur nga institucionet, Devolli: – E turpshme! S’ka as dialog, as investime…
“…Galeria e Arteve, Tirane, si zyrat e Ministrisë së Brendshme dikur. Pritja është e tmerrshme, për të takuar drejtorin …”
Artistët pamorë ndihen të papërfaqësuar. Piktori edhe restauratori Adrian Devolli flet për mungesën e hapësirave ekspozuese. Ndërsa, bën apel institucioneve, që të mundësojë një galeri ku të mund të ekspozojnë artistët
Valeria Dedaj
20 Gusht 2020
Artistët pamorë ndihen të papërfaqësuar. Piktori edhe restauratori Adrian Devolli flet për mungesën e hapësirave ekspozuese. Ndërsa, bën apel institucioneve, që të mundësojë një galeri ku të mund të ekspozojnë artistët
Kultura, arti shërbejnë pikësëpari për të zgjuar ndërgjegjen civile, për të ofruar forma reagimi dhe këndvështrimi ndaj asaj që shkel dinjitetin dhe të drejtat njerëzore. Arti indiferent ndaj realitetit, është më pak joshës për individin, dhe kjo ftohje si shërben tjetërkujt veçse strukturave të amortizuara të kulturës. Një situatë e tille reflektohet në skenën e arteve pamore në kryeqytet. Galeria Kombëtare e Arteve, sipas piktorit Adrian Devolli tenton të imitojë simotrat në vendet perëndimore, sa i përket ekspozitave afatgjata, ndërkaq mes udhëkryqit për të shërbyer si galeri a muze, artistët ndihen të përjashtuar.
“Galeria e Arteve duhet të jetë një institucion, që duhet të ndajë nëse do jetë muze apo galeri. Nuk krijon asnjë lloj atmosfere pritëse për krijuesit, që duhet ta kenë galerinë si shtëpinë e tyre”, shprehet piktori.
SHAPE \* MERGEFORMAT
Interesi i këtij institucioni për atë që ngjet me krijimtarinë jashtë dyerve është i zbehtë, për të mos thënë inekzistent. Nga ana tjetër Muzeu, që ende nuk ka kushte të përshtatshme, përtej ofrimit të sallave e ka kufizuar ndjeshëm rolin e nxitjes dhe zhvillimit të aktiviteteve.
“Për artistët e moshës sime Galeria e Arteve, si zyrat e Ministrisë së Brendshme dikur. Pritja është e tmerrshme, për të takuar drejtorin duhet t’i bësh shtatë email-e. Atmosfera është shumë e keqe. Kjo sjell ftohje ndaj artistëve, edhe unë shoh që një pjesë e miqve të mi s’janë më në Shqipëri, por bëjnë aktivitete jashtë. Të huajt na presin me dashuri të madhe. Ndërsa në vendin tonë ka një qëndrim të keq ndaj artistëve”, thotë Devolli.
Ndërkaq komuniteti artistëve pamorë, kërkojnë të mos shpërfillen nga Ministria e Kulturës, e cila sipas tyre, do të ishte dashur qe se paku t’i kishte mbledhur për të diskutuar rreth asaj që mund të bëhet për të ndryshuar kjo situatë e zymtë.
“Ministria e Kulturës fatkeqësisht s’di as numrat artistëve. S’po flas për këtë që është sot, por edhe atë që ka qenë dje e pardje. Kanë 30 vjet që nuk i kanë mbledhur njëherë artistët, që t’i pyesin si mendojnë apo si duhet të zhvillohet arti? Janë institucione që funksionojnë De Juro”.
Piktori Adrian Devolli përfundon se me një menaxhim të tillë, artistët pamorë ndjehen të huaj ne vend të tyre dhe të vetmet momente vlerësimi, i kane ndjerë në ekspozitat jashtë Shqipërisë.k
v.d./Shqiptarja.com