28 Korrik 2023

Duket se farsa zgjedhore që po mban Lulzim Basha ditën e sotme për t’u bërë sërish kryetar i Partisë Demokratike të vulës, ka dalë zbuluar që në nisje të procesit.

Anëtarja e komisionit zgjedhor në degën nr.7 në Tiranë, Zana Deda ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shihet duke hedhur votën në kuti dhe shkruan se është e para që ka votuar në atë degë. Por, ajo që vihet re është se në kuti ka dhe shumë vota të tjera.

“Si anëtare komisioni që jam, pata kenaqësine të votoj e para ne degën 7, fitoftë me i miri” – shkruan ajo krahas fotos, ku shihet duke futur votën në kuti.

Nuk dihet se si qëndron e vërteta se nëse ajo ka votuar e para, si kanë përfunduar votat e tjera në kuti, ku ngrihen dyshimet se po mbushen kutitë me vota fiktive.