Garda dhunon gazetarin
6 Shkurt 2024
Ditën e sotme do të mbahet mbledhja për Komisionin Zgjedhor, por që ka pasur tensione në hyrje të kryesisë pasi Garda nuk ka lejuar që deputetët e opozitës të marrin pjesë.
Por në një incident është përfshirë dhe gazetari Ardit Hoxha. Punonjësit e gardës kanë nxjerrë me dhunë gazetarin nga korridori para sallës ku do të zhvillohet mbledhja e Komisionit.
Siç shikohet edhe në video, deputetët përplasen me gardën për t’u futur brenda, ndërsa duket qartë dhe momenti që gazetari diskuton me punonjësin e gardës, ku ky i fundit pa e dëgjuar në asnjë moment e nxjerr jashtë me forcë dhe i mbyll derën.
Gazeta Sot