“Garda shkeli Kushtetutën”, Zhupa zbardh prapaskenat: Nuk lejoi deputetët që nuk janë dënuar të futen në Kuvend
3 Tetor 2024
Deputetja e PD, Ina Zhupa e ftuar në një program televiziv është shprehur se garda ka tejkaluar kompetencat e saj dhe se nuk është aty për të ruajtur dyert por për të mbrojtur deputetët e të gjithë spektrit politik.
Zhupa ka theksuar se opozita do të jetë në krye të protestave kundër shkeljeve antikushtetuese që janë bërë në vend.
Ne shkuam në kuvend për të marrë pjesë në seancën plenare. Deputetët e pa përjashtuar dhe ata të përjashtuar shkuam sëbashku pasi nuk pranojmë dënime politike për të na u mohuar e drejta jonë.
Godina e kuvendit ka dhe salla të tjera dhe zyra të tjera që deputetët duhet të kenë akses dhe nuk na ndalon as Bushka dhe as Rama. Ata i bllokuan të gjitha hyrjet për tu futur në parlament.
Deputetët e PS futen lehtësisht pasi përfaqësojnë krimin, oligarkët dhe narkon futen lehtësisht ndërsa deputetët e opozitës që përfaqësojnë popullin nuk po futen dot. Ata kaluan çdo tagër ligjor për të trajtuar barabartë të gjithë deputetët, garda nuk është për të ruajtur dyert.
As deputetët që nuk ishin përjashtuar nuk i lejuan të futeshin në parlament dhe me këtë kanë shkelur kushtetutën. Ne jemi në ballë të protestave dhe do të reagojmë fortë për çdo padrejtësi që bëhet ndaj vendit.
Gazeta Sot