Gati vaksina e COVID, por ja efektet anësore që ka tek njerëzit
Gati vaksina e COVID, por ja efektet anësore që ka tek njerëzit
– 01.12.20
Kompani amerikane Moderna ka aplikuar sot për të marrë autorizim urgjent për përdorimin e vaksinës së saj kundër Covid-19. Ajo bëhet kështu e para kompani në botë që kërkon një miratim të tillë. Vaksinimi i madh mund të nisë në dhjetor. Kompania thotë se ka të paktën 20 milion doza. Emri i vaksinës: mRNA-1274.
Ja disa nga faktet kryesore për të:
-Efektshmëria e vaksinës është 94.1 përqind. Kjo ka dalë nga analizat e fazës së tretë të testimit me mbi 30 mijë persona në SHBA.
-Gjysma e tyre morën vaksinën, gjysma tjetër mori placebo. Dy doza me 28 ditë ndërmjet janë të nevojshme për mbrojtje të plotë.
-Vaksina mund të ruhet në frigorifer në temperatura normale. Mendohet se vaksina mbetet në gjendje të qëndrueshme për 30 ditë në temperatura nga 2 deri në 8 gradë.
-Mes 30 mijë personave të vaksinuar pati 196 raste me virus. Mes tyre, 185 kishin marrë placebo (imitim mashtrues) dhe vetëm 11 kishin bërë vaksinën e vërtetë.
-Moderna raportoi 30 raste të rënda në grupin e atyre që morën placebo. Kompania arrin në përfundimin se vaksina është 100 përqind efektive në mbrojtjen kundër rasteve të rënda të sëmundjes.
-Efektet anësore më të zakonshme ishin lodhje, skuqje dhe dhimbje në vendin e injeksionit. Po ashtu edhe dhimbje koke dhe gjymtyrësh. Disa pjesëmarrës raportuan simptoma të ngjashme me gripin.
-Vaksina ofron mbrojtje, pavarësisht moshës, gjinisë apo origjinës etnike. Kompania kërkon të nisë një testim te adoleshentët për të ofruar një vaksinë për ta në shtator të vitit tjetër.
-Lajmi për vaksinën i ka dërguar bursat në nivelet më të larta që prej nisjes së pandemisë.
Gazeta Shqiptare