Gazeta italiane zbulon prapaskenat e sherrit të tifozëve të Romës: – Vodhën thikat nga një restorant që të godisnin…
25 MAJ 2022
Janë plagosur 19 policë, njëri me thikë.
Mbrëmjen e djeshme, Tirana është ‘pushtuar’ nga tifozët e Romës dhe Feyenoord, ku ka pasur edhe dhunë mes tyre dhe policisë shqiptare.
“La Gazzetta dello Sport” zbulon një prapaskenë, teksa shkruan që tifozët e Romës vodhën thikat nga një restorant që të godisnin kundërshtarët e tyre.
Përleshjet kanë qenë të shumta, në zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërkohë që janë plagosur 19 policë, njëri me thikë.
Policia ndërkohë doli edhe me një komunikatë ditën e sotme dhe 60 tifozë u arrestuan, kurse 80 të Romës nuk u lanë të hynin në Shqipëri.
Gazeta Sot