Gazeta pranë qeverisë zbulon takimin sekret mes Ramës dhe Metës në Gjirin e Lalzit. –
Gazeta pranë qeverisë zbulon takimin sekret mes Ramës dhe Metës në Gjirin e Lalzit. –
9 Qershor 2019 |
Gazeta ‘Dita’ ka zbardhur një takim jo publik dhe të fshehtë që është zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Kujtojmë se vetëm një ditë më parë presidenti shpalli anulimin e datës 30 qershor për zgjedhjet lokale, datë që është cilësuar gjithmonë si e pangociueshme nga ana e qeverisë.
Nisur nga situata në të cilën gjendet vendi dhe kriza politike që rri këmbëkryq prej kohësh, të gjitha aludimet të kthejnë pas tek historia e ngjalës së 1 prillit 2013 në Lalëz, kur Meta pasi kishte shfryrë të gjitha akuzat e mundshme mbi Edi Ramën, pas një takimi të fshehtë, u fut në koalicion me të në zgjedhje… për hir të stabilitetit të vendit. Do presim e do shohim ç’po gatuhet këtë herë.
Shkrimi i plotë i gazetës ‘DITA’
Dje presidenti Meta shfuqizoi vendimin e tij për zgjedhjet e 30 qershorit.
Ka apo nuk ka tagër presidenti i vendit ta shtyjë 30 qershorin, ka apo nuk ka tagër kryeministri ta mbajë, kjo nuk është më e rëndësishme.
Tek ne, të mëdhenjtë e politikës janë mbi Kushtetutën, mbi ligjin, mbi gjithçka.
Rama e Meta e dinin më parë këtë që ndodhi dje. Reagimet e tyre janë teatër. Burime të gazetës bëjnë të ditur se është bërë nje takim mes tyre. Jo publik.
Po pse fshehtas? Çfare ka per te fshehur?
Shqipëria vihet në kandar pikërisht në këto “takime” të fshehta. Shqipëria është serish këtu ku është pikërisht prej tyre.
Jemi këtu sepse tradita e mosndëshkimit vijoi. Jemi këtu sepse Edi Rama nuk mbajti premtimet elektorale per ndëshkim të korrupsionit, përkundrazi.
Jemi serish ketu sepse në vend të zbatimit të ligjit vendoset të bëhen pazare.
Të gjitha të prezantuara si konsensus apo kompromise politike, por në thelb në shkelje të ligjeve, me pika të fshehura nga zgjedhësit dhe ndarje pushteti në dhunim të vullnetit elektoral të tyre.
Është e njohur historia e ngjalës së 1 prillit 2013 në Lalëz.
Jemi para një gjendje të re?
Është një përsëritje e lojës së vjetër; në tryezë nuk janë shtruar ngjalat e lalzës por oktapodi i gllabërimit të pushtetit.
Nëse pazaret prishen deri të hënën, në një të hënë të ardhshme do të kemi një pazar të ri.
Pushteti i ringritur i oktapodit është po aty.
Letrat janë rindarë; derri maç është në dorën e pushtetit.
Nga: Gazeta Shqip.