Gazeta turke hapet me titullin e parë greqisht:- “Efharisto poli file”. Faleminderit shumë komshinj
14 Shkurt 2023
Gazeta turke “Hurriyet” i thotë “faleminderit” fqinjit të saj Greqisë për ndihmën pas tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit.
Në kopertinën e gazetës shkruhet “Efharisto poli file”.
Siç raporton korrespondenti i Kathimerini dhe SKAI, Manolis Kostidis, turqit ndjejnë mirënjohje të madhe ndaj grekëve për ndihmën që kanë ofruar përmes EMAK-ut, ndërsa në të njëjtën kohë zemërimi është vërshuar ndaj qeverisë turke.
Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë.
Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 36,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.