Gazetarët Artan Hoxha dhe Anila Hoxha zbulojnë parcela me kanabis në jug

– 18/07/20

Gazeta mapo.al

Dy gazetarët e njohur Artan Hoxha dhe Anila Hoxha, kanë zbuluar parcela të tëra me kanabis në jug të vendit, gjatë punës së tyre si gazetarë.

Fillimisht ishte gazetarja e kronikës së zezë, Anila Hoxha e cila publikoi në rrjetet sociale foto nga një plantacion me hashash.

Gazetarja e ka shoqëruar pamjen me diçiturën, “Gjelbërhash” ndërkohë që komentuesit e shumtë konstatojnë, se investimi është mjaft serioz dhe i përparuar, duke ironizuar edhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare, pasi parcelat me kanabis janë aq të konsiderueshme këtë vit, sa vetëm policia dhe shteti nuk dinë gjë.

Më pas ishte gazetari investigativ, Artan Hoxha i cili ka publikuar foto dhe video nga parcela të mbjella me kanabis kryesisht në zonën e Përmetit dhe Këlcyrës. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Hoxha ndan me ndjekësit e tij “taktikat” e hyrjes për në parcela duke përdorur dronë.

publikojë një investigim të shkurtër për kultivimin e kanabisit në jug të vendit.

Fillimisht sipas Hoxhës, kujdestarët e vreshtave mendojnë se po iu vjen Policia dhe FNSH-të dhe largohen me shpejtësi duke e lënë zonën e “pastër”. Më tej, ai ka shënuar se së shpejti do të publikojë një investigim të shkurtër për kultivimin e kanabisit në jug të vendit.