Gazetarët e Shkodrës u prishin propagandën T. Ballës dhe I. Beqës
Gazetarët e Shkodrës u prishin propagandën T. Ballës dhe I. Beqës
– 12/12/20
Korespondentët e Shkodrës që po ndiqnin konferencën i kanë zënë ngushtë dy drejtuesit e PS që kishin në plan të kryqëzonin PD për incidentin e ndodhur sot atje, ku u shkatërrua selia e PS nga protestuesit.
Gazetarët i thanë Ballës se ku i ka provat, pasi ata kanë qënë aty tërë kohës dhe nuk kanë parë që ai akt të jetë orientuar apo urdhëruar nga PD.
Po ashtu, për akuzat e Ballës se protestuesit e mitur kanë marrë para, gazetarët i thanë se pse nuk bën kallëzim në prokurori nëse ka prova.
Ndërkohë, korespondentët e Shkodrës e vunë në dijeni liderin socialist Balla, se nga ana e saj Voltana Ademi ka bërë një kallëzim në Prokurori ndaj policisë për neglizhencën që treguan sot, teksa nuk u vunë në lëvizje pas kërkesës së saj për të mos lejuar incidentin.
Pas kësaj konference të lajmëruar me shumë pompë nga PS, mund të thuhet se intelektuali i rilindjes, T.Balla, nuk arriti dot të ngjiste propagandën, përkundrazi shtoi dyshimet se kush mund ta ketë nxitur në të vërtetë atë që ndodhi sot në selinë e PS në Shkodër.
Gazeta Mapo