Gazetarët “kryqëzojnë” Ramën në konferencën me ministren suedeze. Rama: – Ligji antishpifje do kalojë, jam krenar!

07/10/2020

Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga i ashtuquajturi Ligji “Antishpifje”

Në konferencën e përbashkët për gazetarët me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se po adaptohen ndryshimet që ka propozuar komisioni i Venecias.

Edi Rama:“Ligji është i konsultuar me OSBE dhe i miratuar nga OSBE po bëhet dhe adoptimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Ligji do kalojë jo për të mbyllur gojën gazetarëve por për të krijuar një mjedis shumë më etik, ku të gjithë mund të flasin por ata që janë pre e sulmeve të pabaza kanë mundësi të mbrohen.

Pyetje se gazetares: A jeni krenar që gjatë kësaj periudhe po kaloni një ligj që pengon lirinë e medias dhe keni bërë ndryshime kushtetuese dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor në mënyrë të njëanshme?

Edi Rama iu pergjigj: Po jam!

Gazetarët në konferencë kishin përqëndruar pyetjet pikërisht për ligjin e ashtuquajtur “antishpifje”

Madje i kërkuan dhe koment edhe ministres se jashtme suedeze e cila nënvizoi se qeveria duhet të vijonte konsultimet me gazetarët. Kjo mesaduket e nervozoi kryeministrin Shqiptar i cili përgjigjen nga anglisht e ktheu në shqip.

Ann LindeSuedia është mbrojtëse e hapur e lirisë së medias. Është e rëndëisshme që qeveria të diskutojë me gazetarët dhe shoqërisë civile.

Edi Rama: Sipas këndvështrimit tim ligji ofron mundësinë që të mbrojnë veten kur gjenden të sulmuar.. dhe pa gjeje kur po flisnim për këtë ligj mbështetja më e madhe erdhi nga biznesi sepse ata shantazhohen çdo ditë. Ne e dërguam ligjin në Komisionin e Venecias. Komisioni nuk tha se ligji është në kundërshtim me parimet demokratike, por dha rekomandime që do I trajtojmë një nga një, sepse në këtë xhungël dezinformimi, sulmesh kundër personalitetit të njerëzve dhe keqedukimit të të rinjve përmes shkeljes së përditshme të etikës së medias, së paku individën të kenë të drejtën të cojnë para gjykatës cdokënd që sulmon apo fshihet prapa anonimatit dhe u bie njerëzve si të ishin të pavlerë. Është shumë e thjeshtë. Ju sugjeroj të shikoni filmin “Dilema sociale” e më pas e diskutojmë”