2 Dhjetor 2024

Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha, u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku u njoh me zhvillimet e fundit mbi hetimet ndaj tij. Hoxha akuzohet për përfitime të paligjshme nga grupi kriminal i drejtuar nga Suel Çela, i përfshirë në trafik ndërkombëtar të kokainës.

Sipas SPAK, Hoxha dhe gazetari Elton Qyno dyshohet se kanë publikuar artikuj dhe video që manipuluan opinionin publik në favor të organizatës kriminale. Hoxha ka mohuar kategorikisht akuzat, duke deklaruar se veprimet e SPAK-ut janë të padrejta dhe të qëllimshme.

Paraqitja e sotme në SPAK vjen pas disa masave të sigurisë dhe kontrollit të banesës së tij, ku autoritetet kanë sekuestruar pajisje pune.