Gazetari Artur Nura ne vend qe te informoje shprehet live kunder protestave
26 Nentor 2024
Gazetari Artur Nura ka deklaruar në një lidhje LIVE me ABC News se protesta e opozitës po zhvillohet për të mbrojtur interesat e Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Ai ka theksuar se nuk mund t’i bindësh qytetarët të dalin me forcë për interesat personal të tyre.
“Pse vjen protesta e ka përgjigjen? E ka përgjigjen dhe i gjithë kjo lidhet me procesin e lirimit të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Duhet të flasim për strategjinë e kësaj opozite.
Kjo protestë bëhet për të mbrojtur interesat e dy liderave kryesore, Berisha dhe zoti Meta. Padyshim që ka dhe një ngjyrë të tillë që lidhet me SPAK. Mosbindja civile është një instrument i njohur tashmë.
Kam dëgjuar një nga eksponentët e PD që i bënte thirrje qytetarëve si mund të rrini ju nëpër kafe dhe nuk dilni në protestë. Nuk mund ti bindësh qytetarët me forcë, pasi ata nuk kanë pse të dalin të mbrojnë interesat e zotit Berisha dhe zoti Meta.
Ju e dini si funksionojnë partitë politike, merret një vendim dhe ai duhet zbatuar”, tha ndër të tjera Nura.