Gazetari austriak: – Njëri nga sulmuesit terrorist në Vjenë është me origjinë shqiptare. Ja nga mendohet se është

3 nentor 2020

Gazetari austriak Florian Klenk ka deklaruar se një nga sulmuesit terroristë në Vjenë është me origjinë shqiptare, i cili mendohet se është nga trojet shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Në një postim në Twitter, Klenk shkruan se pas disa kërkimeve të bëra, ai ka zbuluar se emri i tij është Kurtin S. dhe është 20-vjeç.

Më tej, gazetari sqaron se Kurtini është lindur dhe rritur në Vjenë, por ka rrënjë shqiptare. Prindërit e tij, shton gazetari, janë nga Maqedonia e Veriut.

Klenk tregon se i riu ka qenë nën vëzhgimin e Shërbimit Sekret, pasi ishte mes 90 islamikëve që kishin synim të shkonin në Siri, por u ndalua në korrik.

Postimi:

“Kam zbuluar disa detaje rreth terroristit. Emri i tij është Kurtin S., i lindur në 2000, ishte 20 vjeç, u lind dhe u rrit në Vjenë dhe ka rrënjë shqiptare. Prindërit e tij vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe nuk bien në sy kur bëhet fjalë për Islamizmin.

Ai ishte në objektivin e Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës sepse ishte një nga rreth 90 islamikë austriakë që donin të udhëtonin në Siri. U ndalua në korrik. Policia nuk e besoi që po planifikonte një sulm terrorist në Vjenë.”

/ABC News/