Gazetari Denis Dyrnjaja: – Një figurë e rëndësishme e socialistëve do të marrë drejtimin e PS
4 Shtator 2023
Gazetari Denis Dyrnjaja bëri një deklaratë të fortë në studion e Euronews Albania, ku tha se mund të kemi ndryshim në drejtimin e Partisë Socialiste.
Gazetari theksoi se brenda selisë rozë po diskutohet marrja e drejtimit të kësaj force politike nga një figurë e rëndësishme e PS-së.
Sipas tij Rama do të vijojë të jetë kryeministri i vendit, por drejtimi i partisë do t’i kalojë tjetër kujt.
Ai theksoi se ky ndryshim mund të ndodhë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS që do të mbahet këtë të hënë, por dhe në një të ardhme të afërt.
Sipas gazetarit, ky ndryshim bëhet për të riorganizuar PS-në dhe për të afruar socialistët e pakënaqur.
“Mund të kemi një lajm të fortë një figurë e rëndësishme e Partisë Socialiste, nga socialistët 24 karatë të marrë drejtimin e Partisë Socialiste.
Pra Rama të jetë kryeministri dhe një tjetër person të marrë drejtimin e Partisë Socialiste. Nuk e di a do merret ky vendim sot. Por është një akt politik që po diskutohet dhe është në kalendat e diskutimit, që Rama të jetë kryeministër, por jo dhe kryetar i partisë. Bëhet për të dhënë një rikonfigurim të ri dhe kjo do t’i japë një dorë njerëzve që janë mërzitur, socialistëve që janë ashti i PS për t’i konsideruar dhe për të bërë një lloj konfigurimi brenda PS. Siç tha zoti Kulluri shumicën e ministrave unë nuk i njoh. Këtë mendim që ka zoti Kulluri e kanë dhe socialistët që thonë po ne ku jemi që kemi 10 vite në qeveri. Rama po e organizon këtë operacion politik. Nuk është jashtë Ramës kjo. Rama është “tutori” i këtij organizimi, skemë e Ramës është”, tha gazetari.
Gazeta Sot