Gazetari Elton Qyno: – Nëse hapen bisedat e SKY, aty do të shpërthejë një vullkan.
14 Dhjetor 2023
Gazetari Elton Qyno thotë se në SPAK dosjet më të nxehta janë ato të bisedave të SKY.
Por, sipas tij nëse hapen bisedat e SKY, aty do të shpërthejë një vullkan.
Qyno i cili u mor në pyetje një ditë më parë nga SPAK për rreth 6 orë tha se thirrja e tij u bë pasi vetë Qyno kishte përparuar me këto biseda të SKY, dhe ata nuk i kishin prekur me dorë këto biseda.
“Sot për sot në SPAK dosjet më të nxehta janë ato të bisedave të SKY. Nëse hapen bisedat e SKY, aty do të shpërthejë një vullkan. Dhe për të ndaluar këtë, me forcë, dhunë, u bë kjo lloj forme që të mos dalë asnjë bisedë pa u seleksionuar nga prokuroria e SPAK, për zyrtarë apo grupe kriminale. Unë kisha përparuar me këto biseda të SKY, dhe ata nuk i kishin prekur me dorë këto biseda dhe ata ndërhynë në këtë mënyrë të dhunshme, në mënyra që nuk i është bërë ndonjëherë ndonjë gazetari.
Më kanë kontrolluar në shtëpi, makinë, jam kontrolluar fizikisht në zyrë dhe më pas në ambientet e punës. Janë 4 kontrolle të bëra. Edhe vendimet i kanë nxjerrë brenda ditës. Unë rrija në zyrë i mbyllur, këta bënin shkresa dhe më pas gjyqtarja Atalanta Zeqiraj i firmoste me të shpejtë dhe më pas shkuan e bënë kontrolle e sekuestrime.”, tha gazetari Elton Qyno./ CNA