Gazetari gjerman ironi me Ramën: E pabesueshme, tentoi të nisë negociatat dje me Lukashenkon
Gazetari gjerman ironi me Ramën: E pabesueshme, tentoi të nisë negociatat dje me Lukashenkon
– 21.08.20
Gazetari gjerman i “BILD”, Peter Tiede ka reaguar me ironi mbi faktin se kryeministri Edi Rama mund të negociojë krizën politike në Bjellorusi si kryesues i OSBE-së, ku ndër të tjera mund të jetë në tryezë edhe me presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko.
Përmes një reagimi në “Facebook”, gazetari shkruan se është e pabesueshme që Rama dëshiron të negociojë në krizën bjelloruse, ku përballë të ketë Lukashenkon.
“Pa shaka: Edi Rama tentoi të nisë negociata me Lukashenkom dje. Për OSBE-në. E pabesueshme”, shkruan gazetari.
Peter Tiede ishte gazetari që publikoi në BILD përgjimet e dosjeve 184 dhe 339 për manipulimin dhe vjedhjen e votave në Durrës e Dibër. Ai u padit nga kryeministri Rama në një Gjykatë në Gjermani.