Gazetari i ‘Report TV’, Ramës: – O maskara, o qelbësirë, isha aty. Ambulanca …

16:13, 17/08/2020

I ashpër dhe i drejtpërdrejtë gazetari i ReportTv në Gjirokastër Piro Nase, ndaj Edi Ramës.

Me një postim në Facebook, Nase si dëshmitar okular në aksidentin tragjik, shkruan se ishte ambulanca që përplasi fëmijën dhe nuk ishte fëmija që përplasi autoambulancën.

Nase lëshon dhe një akuzë të rëndë, duke u shprehur se ambulanca ishte me 140 km në orë duke shkuar e duke marrë klientin e radhës, për ta dërguar në doganën e Kakavijës, kundrejt eurove.

Reagimi i ashpër i gazetarit Piro Nase:

O nekrofil, o maskara, o qelbësirë o çfarë epiteti të të vendos ty unë? O halè, po fëmija u shtyp nga autoambulanca dhe jo femija ‘shtypi’ autoambulancën siç e dhe sot pretencën në emër të prokurorit një ditë para vendimit të gjykatës.

O plehrë po une isha aty o fundërrinë dhe e pashë që makina e spitalit ishte me 140 në ore se nxitonte të merrte klientët e radhës për t’i çuar në Kakavije kundrejt eurove. Ne nga jugu kur duhet të mallkojmë dikë kemi një shprehje që ty të vjen per shtat ‘të hëngsha drekën’ !!!!

Syri. n