19 Shkurt 2025

Për të folur më shumë për dosjen “Veliaj” dhe për sulmet që po bëhen ndaj SPAK-ut, ishte i ftuar në emisionin “Ora e Betit”, gazetari Julian Hoxhaj.

“Blerjet online janë ushqimi që po i jepet mediave çdo ditë për ta mbajtur larg vëmendes skenën korruptive.

Një nga pasojat më të rënda është pasoja ekonomike direkte që iu ka shkaktuar Veliaj qytetarëve të Tiranës me skemën e tij korruptive, që do të thotë jo vetëm këta biznesmenë që unë besoj në prezumimin e tyre të pafajësisë dhe besoj që ata janë detyruar të shkojnë tek Veliaj e të  paguajnë nëpërmjet bashkëshortes së tij shuma të tilla parash.

Shumë biznesmenë janë detyruar të shkojnë të paguajnë për leje ndërtimi apo për tendera dhe kjo ka sjell si  pasojë kostot e larta të jetesës për qytetarët e Tiranës dhe rritjen e çmimit artificxial të banesave në kryeqytet apo qiratë. Kjo është një nga pasojat.

Thelbi i dosjes është pikërisht skema korruptive, sesi përdoret një Bashki, që është Bashkia më e madhe dhe më e rëndësishme në vend, që ka 1/3 e kuvendit përsa i përket numrit të deputetëve, përdoret buxheti i saj për të gjitha interesat dhe shërbimet personale të kryetarit të Bashkisë, i cili sot e kësaj dite që është pas hekurave vijon dhe thotë që shiko se më keni ndërprerë kontratën me qytetarët.

Cilën kontratë i ka ndërprerë SPAK me qytetarët? Kontratën e vjedhjes? Të abuzimeve?”, u shpreh Hoxhaj.