
Gazetari-Ramës: – Ky pacient që vuan nga kanceri, nuk kërkon pasaportën europiane, por kimioterapi
27 Mars 2025
Gazetari Osman Stafa publikoi një tjetër mesazh rrëqethës që tregon situatën dramatike në Spitalin Onkologjik.
POSTIMI I PLOTË
Përshëndetje z. kryeministër Edi Rama.
Ky pacient që vuan nga kanceri, nuk kërkon pasaportën europiane, por kërkon kimioterapi.
A është krim ky, z. kryeministër?
Znj. Ministre e Shëndetësisë Albana Koçiu, ky qytetar ka 2 muaj pa këtë medikament. A kjo është shëndetësia europiane dhe moderne?
P.S. Ky mesazh më ka ardhur sot.