Gazetari turk plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: – Moska po rekruton 500 mercenarë serbë për të luftuar në Ukrainë, ja çfarë pritet
23 Gusht 2023
Gazetari turk Ragip Soylu duke shpërndarë artikullin e publikuar në Intelligence Online, tregon se Rusia po punëson 500 mercenarë serbë që t’i dërgojë për të luftuar në Ukrainë.
Sipas inteligjencës franceze, pritet që deri më 1 shtator disa qindra mercenarë nga Ballkani Perëndimor, e veçanërisht nga Serbia, të arrijnë në një kamp të përkohshëm në rajonin e Moskës.
“Për t’i akomoduar, është krijuar një ‘Njësi Serbe’ si pjesë e Divizionit të 106-të”, ka shkruar Soylu në rrjetin social X.
Ai shton se të rekrutuarit janë kryesisht nga Serbia dhe shtetas serbë nga vendet fqinje.
“Midis mesit të korrikut dhe mesit të gushtit, 50 kandidatë u zgjodhën dhe u sollën në Rusi me fluturime komerciale në grupe prej dy ose tre nën maskën e një kontrate me një kompani ndërtimi të përparme”, shton ai.
Gazeta Sot