Gazetarja Ambrozia Meta, Pioniere e Protestave te Studenteve.-
Gazetarja Ambrozia Meta, Pioniere e Protestave te Studenteve.-
Gazetarja e re, Ambrozia Meta e ftuar në emisionin “360 gradë” me dt 22/05/2018, në Ora News ka rrëfyer çfarë ndodhi në konferencën e ndërprerë të kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë. Ajo tha se e pyeti Ramën se si ka mundësi që për ministrinë më të rëndësishme në vend mos të ketë persona të papërfshirë në trafikim droge.
“Unë qëndrova e heshtur për të reflektuar. Reagimet ishin shumë të mëdha. Doja të kuptoja ishte pyetja ime, kryeministri apo çfarë ndodhi tjetër.
E para kam lexuar reagimin në rreshta të kryeministri Rama. Nuk kam thyer atë që është konferenca për shtyp. Atë e theu vetë kryeministri. Kolegu Indrit Maraku e pyeti për dëshmitarin, “ai i beson, apo jo”, dhe vetë kryeministri u përgjigj me pyetje.
Unë e kam thënë që kam bërë detyrën time. Reagimet i kam mirëpritur. Kam bërë detyrën. S’dua të merrem me sjelljen e Kryeministrit, apo atmosferën e krijuar, duke i prishur magjinë kryeministrit. Unë kam bërë një pyetje për të cilën s’mora përgjigje. Ai kaloi te pronari im, duke më shanazhuar.
A jam pjesë e një partie? E kam dëgjuar këtë koment jo vetëm nga z. Kopliku, por edhe nga njerëz të tjerë. Komentet në tërësi kanë qenë pozitive, por e kam për pjesën e kolegëve që janë të ndjeshëm kryeministrin” – tha Meta.