Gazetarja e njohur zbulon çfarë po ndodh sot me Nuredin Dumanin dhe frika që i druhen të gjithë: – Kërkohet eliminimi i emrave brenda burgjeve!
17 Qershor2022
Gazetarja Anduena Llabani komentoi sot dëshmitë e Nuredin Dumanit, për të cilin u shpreh se që në orët e para të mëngjesit të sotëm po merret në pyetje duke u ballafaquar me të arrestuarit e tjerë për të parë sa të vërteta janë.
“Dumani është dërguar në SPAK për herë të parë ku po merret në pyetje nga prokurorë të çështjes dhe anëtarë të BKH lidhur me deklaratat e dhëna deri tani. Ky fakt me bashkëpunëtorin e drejtësisë abuzohet shumë, sepse asnjëherë nuk është pranuar se ai ka statusin e dëshmitarit. Të gjitha dëshmitë e Dumanit, është duke ballafaquar në SPAK nga mëngjesi i sotëm.
Bashkë me të është shoqëruar edhe Henrik Hoxhaj i cili njihet si krahu i djathtë i Dumanit të cilët fill pas arrestimit kanë pranuar të rrëfejnë të dhënat. Të gjitha dëshmitë që kanë dhënë Dumani dhe Hoxhaj janë ballafaquar me seanca maratonë gati 8 orë, c’ka do të thotë se çdo gjë që Dumani dhe tjetri janë duke deklaruar në SPAK për ngjarjet e ndodhura janë duke u ballafaquar me të arrestuarit e tjerë për të parë sa të vërteta janë.”, u shpreh ajo.
Më tej Llabani bëri me dije se Dumani ka deklaruar personazhe të njohur apo me statuse qeverisës, ndërsa theksoi se për shkak të deklaratave të tij kërkohet eliminimi i emrave brenda burgjeve ku ndodhen.
“Deklaratat e Dumanit kanë trazuar ujërat dhe madje kam një javë që në ministrinë e drejtësisë dhe drejtorisë burgjeve ka mbërritur një shkresë që ata për të cilën është folur të hiqen nga qelitë sepse po rrezikohen. Po kërkojnë eliminimin e emrave brenda burgjeve ku ndodhen.
Çdo deklaratë e Dumanit regjistrohet me kamera për ta pasur si provë. Janë 13 persona që kanë nisur të flasin për këtë gjë dhe për 4 ditë janë dërguar në regjime të posaçme ku mbahen në mbikëqyrje të rreptë 24/24 orë. Në rast se do të kemi qoftë dhe cenimin e jetës së njërit për tyre atëherë do themi që dëshminë e Dumanit ta hamë ta pimë se s’ka kuptim.”, tha gazetarja.
Gazeta Sot