Gazetarja franceze ia plas në sy Ramës.- “Mazhoranca juaj është njollosur nga disa skandale”
25 Qershor 2022
Duke folur për emisionin Ici l’Europe kryeministri Edi Rama, u shpreh se Shqipëria vazhdon zbatimin e reformës në drejtësi, që është konsideruar nga të gjithë si një model. Rama thekson se më parë nuk u imagjinonte që dikush me pushtet të dilte para drejtësisë.
Në këtë moment ka ndërhyrë gazetarja duke thënë se disa politikanë të burgosur janë nga qeveria e tij. Rama nuk është zgjatur tek përgjigja duke u mjaftuar me fjalën “sigurisht”.
Ai ka shtuar se në Shqipëri ka një sistem drejtësie, i cili mund të bëjë hetime dhe procese gjyqësore për cilindo.
Pjesë nga Intervista:
Gazetarja – Maqedonia ka patur probleme me Greqinë për emrin, tani ka problem me Bullgarinë për gjuhën. Në fakt është shumë e komplikuar. Të flasim pak për Gjykatën Evropiane të Audituesve që ka publikuar një raport akuzues për vendet e Ballkanit Perëndimor. 700 milionë euro të shpenzuara nga Bashkimi Evropian, gjatë shtatë viteve të fundit, për të mbështetur shtetin e së drejtës në 6 vende, që kanë ndikuar shumë pak në avancimin e qasjes e zgjidhjen e problemeve në fushën e drejtësisë. Kanë patur pak ndikim në avancimin tuaj drejt zgjidhjes së problemeve në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit, madje ka patur regres në disa vende.
KM Rama – Për kë bëhet fjalë?
Gazetarja – Kjo është shumë shqetësuese për Gjykatën Evropiane të Audituesve. Mos kemi të bëjmë me një rajon të pa reformueshëm?
KM Rama – Së pari, për sa i përket kësaj çështjeje, Shqipëria është në pararojë të vendeve të rajonit. Ne vazhdojmë zbatimin e reformës në drejtësi, që është konsideruar nga të gjithë si një model. Po ju jap një shembull: nëse ju do të pyesnit këdo në Shqiperi para 3 apo 4 vitesh, nëse ky apo ai mund të imagjinonte një ditë gjatë jetës së tij një person me pushtet politik para një gjykatësi, para drejtësisë apo në burg (siç është rasti i ish-kryeministrit) ju do ta kuptonit. Sot nuk ka vetëm një rast, por disa raste.
Gazetarja – Po, por ata ishin pjesë e mazhorancës tuaj.
KM Rama- Sigurisht.
Gazetarja – Mazhoranca juaj është njollosur kohët e fundit nga disa skandale.
KM Rama – Njollosje është fjalë shumë e madhe. Jo, bëhet fjalë për një vullnet, vullnetin tonë. Ne kemi marrë përsipër sfidën e madhe për të reformuar sistemin e drejtësisë dhe e kemi thënë. Nuk e reformojmë për të thënë tanët janë të paprekshëm e tuajët janë të dënueshëm. Kjo reformë është për të gjithë. Për këtë arsye në Shqiperi ka sot një sistem drejtësie që ka nisur të bëjë hetime, por nuk është ende ne standardet e një vendi të BE-së, siç është Franca. Ka një sistem drejtësie, i cili mund të bëjë hetime dhe procese gjyqësore për cilindo.
Gazetarja – Ka megjithatë reagime të ashpra mes qeverisë tuaj socialiste dhe një qeverie konservatore apo partisë konservatore në opozitë, të reflektuara edhe në protesta të dhunshme.
KM Rama- Por u bë një kohë e gjatë që nuk ka patur protesta të dhunshme, ka pasur një protestë të dhunshme por ka qenë mes tyre, por protesta e dhunshme ndaj qeverisë nuk ka prej shumë kohësh.
Gazeta