Gazetarja Klodiana Lala kërkon që kryetari i Bashkisë Erion Veliaj të arrestohet për aferën e inceneratorëve.
9 Dhjetor 2023
“15 urdhër arreste për inceneratorin e Tiranës. Pa Erjon Veliajn hetimi është i mangët! Drejtësia shkon në vend duke u shkatërruar grupin criminal.”, thotë Klodiana Lala.
Gazetarja Klodiana Lala kërkon që kryetari i Bashkisë Erion Veliaj të arrestohet për aferën e inceneratorëve.
Në të vërtet çështja e inceneratorëve nuk kërkon kokën e veliajt por kokën e shtetit.
Duhet që çmontimi i korrupsionit të bëhet nga maja deri në fund.
Ky reagim i gazetares vjen pasi një ditë më parë janë lëshuar 15 urdhërarreste për aferën e incereratorëve.
Janë arrestuar Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu dhe Jetmir Llapaj.
Akuza për aferën në Tiranë rëndojnë edhe ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit të tij Alqi Bllako të cilët aktualisht ndodhen në burg.
Gjithashtu, urdhër-arreste ka edhe për kokat e inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar edhe për aferat në dy inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit.
Në arrest shtëpie janë lënë Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi dhe Sidita Tola.
Urdhër-arrestet janë firmosur nga prokurori Dritan Prençi, i cili ndoqi hetimet për këtë aferë./ CNA