Gazetarja Lala: Problemi më i madh në polici është kupola drejtuese!
4 Janar 2023
Gazetarja Investigative, Klodjana Lala, është shprehur se problem më i madh në policinë e shtetit, është kupola drejtuese e saj.
Komentet ajo i bëri teksa ishte e ftuar në News 24, për të diskutuar për ngjarjet e shumta kriminale të vitit që lamë pas.
Lala tha se fokusi i policisë duhet të jetë te pastrami i radhëve të saj dhe te pastrami i parave.
Gjithashtu ajo shtoi se çelësi i suksesit të policisë është edhe tek bashkëpunimi me organet e tjera ligjzbatuese dhe me SPAK.
“Unë mendoj se problemi më i madh në polici, është Kupola drejtuese e Policisë së Shtetit. Nesë pastrami i saj do të jetë e mundur, mund të kemi rezultate në vitin 2023. Unë këtë do ta zbuloj në bazë të ngjarjeve kriminale që kanë arritur të zbardhen. Fokusi i policisë duhet të jetë te pastrami i radhëve të saj. Duhet të jetë te pastrami i parave.
Gjeja tjetër është te bashkëpunimi me SPAK dhe strukturat e tjera ligjzbatuese dhe me strukturat e shteteve të huaja. Kjo sepse bosët e mëdhenj janë jashtë shtetit. Nëse goditet lideri i organizatës kriminale, atëherë mund të ketë një parandalim të mundshëm të ngjarjeve kriminale”, u shpreh Lala.
Nga: tpz.al