Gazetarja: Rama mund të provokojë zgjedhje të reja! Qeveria e teknicienëve, eksperiment i dështuar. –
Gazetarja: Rama mund të provokojë zgjedhje të reja! Qeveria e teknicienëve, eksperiment i dështuar. –
31 dhjetor 2018.
Gazetarja Eni Vasili thotë se kryeministri Edi Rama mund ta cojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Duke folur për ‘MAPO’, ajo thotë se qeverisja me teknicienë është një eksperimentë i dështuar.
“Me nga një notë negative për të dyja. Së pari sepse siç u pa gjatë këtij viti, larg sondazheve partiake, qeveria ka humbur mbështetjen e disa segmenteve të shoqërisë. Arroganca e shumë ministrave që ikën, të cilët silleshin si bajraktarë në dikasteret e tyre shumuar me arrogancën karakteriale të njohur tashmë të kryeministrit krijuan një atmosferë mbytëse që vetëm protesta e studentëve arriti ta zhbllokojë.
Sa i takon qeverisë së re me emra teknicienesh mund të them se Italia disa vite më parë u bë laboratori i këtij eksperimenti politik. Edhe pse emrat e teknicienëve duke nisur me kryeministrin Mario Monti ishin me të respektuarit në nivel europian sërish eksperimenti dështoi.
Opozita këtë vit është munduar të mbështesë disa kauza qytetare si ajo e teatrit apo Astirit, por nuk ka arritur të konvergojë një energji mbështetëse për veten në njerëz. Në përgjithësi protestat e këtij viti janë bërë jashtë organizimeve politike dhe ky është një nga lajmet e mira të 2018-ës.
Zërat që flasin për sondazhet e brendshme të së majtës nuk përjashtojnë idenë që kryeministri t’i provokojë vetë këto zgjedhje për të dalë nga ngërçi i protestave të paralajmëruara,” shprehet Eni Vasili për ‘Mapo’.