Gazment Bardhi fiton gjyqin ndaj Ballukut, avokati thirrje ministres: – Përballu me akuzat, trego ku i çove 180 mln euro
8 Janar 2025
Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka fituar gjyqin ndaj ministres Belinda Balluku. Demokrati u padit për shpifje nga OSHEE në lidhje me deklaratën që ai bëri vitin e kaluar se OSHEE ka manipuluar përqindje e humbjes se energjisë elektrike në rrjet.
Bardhi paditi asokohe në SPAK, ministren e Energjisë, Belinda Balluku duke e akuzuar se vetëm për 1 vit grabiti rreth 180 milionë euro me shitjen e energjisë
Në një deklaratë për mediat avokati i Bardhit, Marash Logu tha se u vërtetua se Gazment Bardhi nuk ka bërë asnjë shpifje.
Avokati i Bardhit tha se GJKKO deklaroi se nuk ka shpifje në akuzën e Bardhit që Balluku ka abuzuar 180 milion euro me shitblerjet e energjisë
Marash Logu: U vërtetua se Gazment Bardhi nuk ka bërë asnjë shpifje.Bardhi denoncoi abuzimin e shitblerjes së energjisë. Një abuzim për shitblerjen e energjisë që ka kushtuar 180 mln euro…SPAK ashtu si edhe gjykata e posaçme konfirmuan se zoti Gazment Bardhi nuk ka kryer kallëzim të rremë, por ka përmbushur detyrën si deputet dhe kryetar i grupit parlamentar të PD. SPAK konfirmoi se lidhur me denoncimin publik të Bardhit dhe kallëzimit, është regjistruar procedimi penal për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Në emër të zotit Bardhi kam një apel për zv.kryeministren Balluku. Hajde në SPAK dhe përballu me akuzat që të janë bërë, me vjedhjen 180 mln euro të parave të qytetarëve shqiptarë, trego ku kanë shkuar këto para.
Në akuzën e tij Gazment Bardhi ka deklaruar se ministrja Belinda Balluku ka shmangur shit-Blerjen e energjisë në bursë për të favorizuar 4-5 kompani pranë saj.
Gazeta Panorama