19 Mars 2024

Kryetari i Grupit Parlamentar të demokratëve, Gazment Bardhi the se Shqipëria kishte nevojë për të patur një PD të bashkuar. Nga Burreli, ku u zhvillua një takim me demorkatët, Bardhi tha se PD ka kaluar një periudhë të vështirë.

Ai u shpreh i bindur se do ia dalin në rrugëtimin e tyre deri në zgjedhjet e ardhshme, për të kurrorëzuar edhe fitoren.

Megjithatë – tha Bardhi- përpara në pret një vit i vështirë dhe shumë punë. Ai i bëri thirrje të gjithë demokratëve për t’u bashkuar deri në fitoren e 2025.

“Nuk do duhet ta shpallin fitoren që sot, na pret një vit i vështirë përpara, një vit me punë. Ne duam t’ju kemi ju në krah ashtu sikurse ju siguroj në emër të PD që ne do na keni në krah edhe në emër të Sali Berishës.

Do të duhet ta shfrytëzojmë këtë ditë me kokën lart, sepse kemi çfarë ti themi qytetarëve. Të trokasin në cdo derë dhe të hyjmë në zemrën e çdo shqiptari.

Kush thotë që Rama nuk mundet e ka shumë gabim. Të gjithë ne bashkë dhe shumë më shumë jashtë kësaj salle që janë me zemër dhe mendje te ne do ja dalim që në 2025 të sjellim atë ndryshim që nuk e realizuam dot para 4 vitesh”, tha Gazment Bardhi.