Gazment Bardhi: – Unë kam bindjen e plotë se PD është e bashkuar, ato pak kolegë që nuk janë bashkuar do e kuptojnë që janë në rrugën e gabuar…
14 Shkurt 2024
Nga Shkodra nisën takimet grupi i opozitës të Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës, te cilët tashmë janë bashkuar.
Në një komunikim për gazetarët, Bardhi iu përgjigj edhe akuzave të grupit të deputetëve të Bashës, që ai pas vizitës në SHBA shkoi direkt të protesta në rrugën e Sali Berishës.
Basha dhe Noka theksuan se dyert e Partisë Demokratike janë të hapura për çdo njeri dhe për çdo demokrat ndërsa insistojnë se si kryetar njohin vetëm Sali Berishën.
Pyetje: Nga SHBA poshtë rrugës së Salës, ju ka akuzuar Basha dhe grupi mbështetës si i pergjigjen?
Gazment Bardhi: Asnjë përgjigje, nuk kam kohë për të humbur me batuta pa asnjë vlerë. Unë jam aty ku janë demokratët
Pyetje: Çfarë do të ndodhë nëse nuk përgjigjet ky fraksion ?
Gazment Bardhi: Unë kam bindjen e plotë se PD është e bashkuar, ato pak kolegë që nuk janë bashkuar do e kuptojnë që janë në rrugën e gabuar dhe vendi i tyre është krah demokratëve përballë Ramës.