4 Gusht 2023

Ish-presidenti malazez, Milo Gjykanoviç nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Dritan Abazoviç. Kritikat e tij lidhen më shumë me marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbë, marrëveshje e nënshkruar gjatë mandatit.

Gjykanoviç më tej ka thënë se vetmja gjë e mirë që sheh tek kryeministri Abazoviç është të qenit shqiptar.

“Ne mbështetëm një shqiptar të vijë në krye të qeverisë. Thashë dhe e përsëris: e vetmja gjë e vlefshme e tij është se është shqiptar. Se a është ndjekës i traditës autentike të rrënjosur të shqiptarëve në Mal të Zi, kjo është një pyetje tjetër”, ka thënë Gjykanoviç,.

Ai e ka cilësuar Abazoviçin si një gënjeshtar dhe tradhtar, duke shtuar se nuk ka asnjë grimcë morali.

BalkanWeb