Gent Cakaj u emërua ministër/ Deputeti me paralajmërim të fortë: Skandale të reja do dalin në dritë.-
Gent Cakaj u emërua ministër/ Deputeti me paralajmërim të fortë: Skandale të reja do dalin në dritë.-
05/01/2019.
Janari do të jetë i nxehtë sa i përket politikës në Shqipëri. Deputeti i LSI, Endrit Brahimllari ka paralajmëruar publikimin e materialeve që demaskojnë qeverisjen.
Në një intervistë për Politika Online, ai thotë se emri i Gent Cakajt, i zgjedhur nga kryeministrit Edi Rama për Ministër të Punëve të Jashtme konsiderohet provokim nga opozita.
Braimllari shprehet se ky post kërkon figurë të lartë politike që nuk reflektohet nga CV e Cakajt.
Sa i përket protestës së studentëve, Braimllari shprehet i sigurt se në datën 7 janar do të rikthehet më e fuqishme. Kjo, sipas tij, pasi VKM-të për uljen e tarifave të studimit janë mashtrim pasi ato nuk janë reflektuar me ndryshimin e buxhetit të shtetit.