7 Shtator 2024

Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për media theksoi se në vazhdën e abuzimeve me pushtetin Qeveria “Rama” ka 342 milionë euro shpenzime vetëm për karburant.

DEKLARATA E VANGJELIT

Në vazhdën e denoncimeve, sot do të informojmë publikun për 342 mil euro të shpenzuara nga Edi Rama dhe qeveria e tij lidhur vetëm për blerje karburanti.

Referuar faqes zyrtare për pagesat e kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, shpenzimet për blerje karburanti të ndara sipas viteve 2014 deri 27 Gusht 2024 janë:

Gjithsej shpenzimet për karburant të qeverisë Rama 2014-2024 kapin vlerën totale 34,344,713,157 lekë ose 342 milionë euro

Vërehet:

1. Përdorim jo efektiv i fondeve buxhetore

2. Mungesë në disiplinimin e shpenzimeve të transportit, administrimin dhe përdorimin e karburantit në vite. (matja e harxhimit të karburantit për çdo 100/ km, e dokumentuar nuk çon asnjëherë në këto vlera konsumi si më lart).

Mangësitë dhe shkeljet në respektimin e rregullave dhe disiplinën financiare janë praktika në kundërshtim me:

– Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;

– Ligjin ne.9936, datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në RSH” i ndryshuar;

– Udhëzimit e Ministrisë së Financave sipas viteve “Për menaxhimin e aktiveve në sektorin publik”.

Të nderuar qytetarë, po e mbyll me një pyetje për ju: çfarë mund të kishte bërë për ju qeveria Rama me 342 milionë euro të shpenzuara vetëm për karburant? Çfarë ju mungon në lagjen, fshatin apo qytetin tuaj?