![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/10/Gert-Bogdani.jpg?fit=1228%2C658&ssl=1)
Gert Bogdani synon të kandidojë për bashkinë e Tiranës: – Ka ardhur koha për ndryshim
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/10/Gert-Bogdani.jpg?resize=578%2C310&ssl=1)
Gert Bogdani
9 Tetor 2022
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Gert Bogdani ka folur ditën e sotme në lidhje me zgjedhjet e ardhme lokale ku ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar për të drejtuar bashkinë e Tiranës.
Bogdani deklaroi sot në një konferencë ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i PD-se Sali Berisha se kanë nisur trajnimet me strukturat e Partisë Demokratike pasi siç theksoi ai në garë nuk është i rëndësishëm vetëm kandidati por e gjithë skuadra.
Bogdani deklaroi se sot në Shqipëri ka ardhur sërish koha për ndryshim. “Besoj se është shumë e rëndësishme jo vetëm të kemi kandidat, por një skuadër të fortë dhe të suksesshme. Kemi vazhduar trajnimet me strukturat e PD të Tiranës.
Sfida e ardhshme po vjen shumë shpejt. Sfida e ardhshme nuk janë vetëm sfidë për të PD dhe opozitën por për Shqipërinë dhe të ardhmen e Shqiptarëve. Sot në Shqipëri ka ardhur përsëri koha për ndryshim dhe koha për ndryshim është tani”, u shpreh ai.
Gazeta Sot