2 Shtator 2023

Deputeti Lefter Gështenja ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, për Kuvendin Kombëtar të PD.

Ai shprehet se të bësh luftë kundër “kultit të individit e më pas të mbledhësh Kuvende për të përjashtuar ata që bëre betejën dhe të vetëshpallesh kryetar i përjetshëm, vetëm kjo s’mund të jetë dhe s’mund të quhet Partia Demokratike”.

Sipas tij është koha për një Parti Demokratike gjithëpërfshirëse, më të fortë dhe jo më të dobët se e djeshmja!

Reagimi i plotë:

“Të bësh luftë kundër kultit të individit e më pas të mbledhësh Kuvende për të përjashtuar ata që bëre betejën dhe të vetëshpallesh kryetar i përjetshëm, vetëm kjo s’mund të jetë dhe s’mund të quhet Partia Demokratike.

Është koha për një Parti Demokratike gjithëpërfshirëse, më të fortë dhe jo më të dobët se e djeshmja!”

Nga OraNews