Shaban Polluzha

Gezuar Pavarsine . Gezuar Rep. e Kosoves.

CIA: Beteja Heroike e Shaban Polluzhës – “Betejat heroike të racës shqiptare kundër Sllavëve u përsëritën edhe një herë në majat e pjerrta malore të mbuluara nga bora.”
Në dokument sekret i CIA-së i nxjerrur në vitin 1951, vetëm për zyrtarët amerikanë tregon në detaje gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni.
Doukementi tregon për betejën heroike të shqiptarëve kundër sllavëve në rajonin e Drenicës dhe Llapit, të udhëhequr nga Shaban Polluzha.
Dokumenti i CIA-s:
“Beteja ishte nisur nga komunistët kundër nacionalistëve shqiptarë nën komanden e Shaban Palluzhës, një betejë epike e shqiptarëve kundër sllavëve. Kryengritja e nacionalistëve u përhap në Drenicë dhe Llapë, banorët e të cilëve ishin besnikë ndaj shpirtit nacionalist të Xhafer Devës. Pas kësaj, militantët nga të gjitha pjesët e vendit u bashkuan në kryengritje. Betejat heroike të racës shqiptare kundër Sllavëve u përsëritën edhe një herë në majat e pjerrta malore të mbuluara nga bora. Rreth gjashtëqind shqiptarë ranë në betejë, por serbët e paguan rëndë me 2950 të vdekur. Tri betejat kryesore u zhvilluan në Drenicë, Gjilan dhe Ferizaj, thuhet në dokumentin e CIA-së”.

Shaban Polluzha

/MekuliPress/