“Gimi’ ose ‘Qimi’ krijoi skemën në formën e degëve të një peme”/ Zyrtari i shtetit, ‘koka’ e rrjetit të trafikut të kokainës! Si e zbuloi Prokuroria, gjatë hetime rezultoi se…
21 qershor 2021
“Panorama.al” zbardh detaje nga dosja hetimore e Prokurorisë së Tiranës lidhur me rrjetin e trafikut të kokainës Gjermani-Zvicër, pjesë e të cilit ishte një shqiptar, punonjës i institucionit shtetëror të Bashkisës së Tiranës.
“Nga materialet e përcjella nga autoritetet zvicerane, në këtë aktivitet trafiku rezultojnë të përfshirë shtetasit Edmond Merja dhe Ndriçim Harka, i punësuar në Bashkinë Tiranë”, thuhet në dosjen hetimore të Prokurorisë.
Në Zvicër, hetuesit kërkuan ndihmën e autoriteteve shqiptare, për të zbuluar rolin që kishte punonjësi i Bashkisë, Ndriçim Harka në trafikun e kokainës, që në dokumentet e prokurorëve zviceranë rezulton edhe me pseudonimet ‘Gimi’ ose ‘Qimi’.
“Prokuroria e Kantonit të Valias, Zvicër, ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të personit të quajtur ‘Gimi, ose ‘Qimi’, me qëllim për të identifikuar rolin e tij në trafikimin e kokainës mes Zvicrës dhe Shqipërisë dhe për këto arsye është bërë kërkesa për regjistrimin e procedimit penal në Shqipëri me qëllim hetimin paralel në territorin e Shqipërisë”, thuhet në dosje.
Prokuroria thote se ka prova qe Ndriçim Harka eshte ‘pergjegjës’ për organizimin e trafikut të lëndës narkotike të llojit kokainë nga Shqipëria dhe nga vendet e tjera për në Zvicër
“Ndërkohë edhe të dhënat e kqyrura në aplikacionin ‘truecaller’ për dy prej numrave të dyshuar në përdorim të ‘Gimit; ose ‘Qimit’, rezultojnë me të dhënat ‘Cimi Rizait’, duke theksuar se i ati i shtetasit Ndriçim Harka është shtetasi Riza Harka.
Si përfundim, mbështetur në sa parashtruam më sipër, ekzistojnë dyshime të forta të mbështetura në prova se Ndriçim Riza Harka është personi i etiketuar prej hetimeve të kryera nga autoritetet zvicerane si ‘Gimi’ ose ‘Qimi’, dhe është pergjegjës për organizimin e trafikut të lëndës narkotike të llojit kokainë nga Shqipëria dhe nga vendet e tjera për në Zvicër”, thuhet ne dosje.
Sipas hetuesve, Ndriçim Harka kishte arritur qe duke qendruar vete ne hije, ne bashkepunim me te tjere, kishte ngritur një skemë të mirëfilltë dhe mirëfunksionuese në formën e degëve të një peme të trafikut të lëndëve narkotike.
“Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë duke vepruar në mënyrë të fshehtë ka ngritur një skemë të mirëfilltë dhe mirëfunksionuese në formën e degëve të një peme të trafikut të lëndëve narkotike, droga të forta të llojit kokainë dhe heroinë duke përdorur dhe paguar persona të tjerë si shtetas shqiptarë ashtu edhe shtetas të huaj ndërkohë që vetë si persona organizatorë të këtij trafiku qëndronin në hije duke i shpëtuar kështu goditjeve nga organet ligjzbatuese”, thuhet në dosjen e prokurorisë.
Gazeta Panorama