Gjakmarrja, si fenomen ka perfshire gati gjithe territorin e Shqiperise
Nga: Etnor Canaj.
Siç eshte theksuar prej shume studiuesish dhe udhetaresh te shekullit te shkuar, ajo qe njihet si “gjakmarrja (vendetta)” ka qene nje dukuri tipike shqiptare ne Ballkan. Gjakmarrja, si fenomen, nuk ishte e perqendruar vetem ne disa qendra apo krahina te caktuara te Shqiperise, por ka perfshire gati gjithe territorin e saj dhe kjo deshmi na vjen pikerisht prej nje studiuesi te huaj i cili ne vitet ’30 te shekullit te shkuar na sjell keto informacione:
“Nje ore distance prej Kalase se Borshit nje tjeter lugine perfundon ne bregun e Shen Dhimitrit, ku nje pjese e rruges te çon per pesedhjet minuta ne fshatin Greqisht-foles te Qeparoit. Ne vitin 1930 ky fshat ishte kufiri me jugor i pjeses Greqisht-folese ku Himara eshte qendra; fqinjet e saj ne jug. si dhe fqinji i saj Kudhesi, treçerek ore ne brendesi, flasin Shqip. Marredheniet midis grupeve Greqisht-folese dhe Shqip-folese kane qene te ilustruara gjallerisht prej meje. Ne te mberritur ne muzg mbas udhetimit prej Sarandes une u pershendeta buze fshatit prej kryeplakut (proedhros=gr.) si dhe prej tridhjete burrash te tjere. Biseda u gjallerua dhe une pa vetedije nisa te komentoja si dhe te kendoja, pergjigja ishte “opopopopopop” prej tridhjete pale buzesh dhe shpjegimi ishte qe grate po qanin me ligje (vajtim) nje djal te ri i cili ishte vrare prej fshatareve te Kudhesit. Kur une shpreha tmerr ata ishin dakort, por me informuan qe gjakmarrja (vendetta) midis dy fshatrave ka qene aktive qe prej vitit 1912 dhe ata duhet te vrasin nje djal te ri prej Kudhesit ne gjashte muajt e ardhshem-intervali i vezhgimit. Diten e neserme ata me thane qe burrat e Kudhesit ishin barbar (te eger, shenimi im) dhe qe do te me vrisnin. Une i trondita burrat e Qeparoit ne menyre te terthorte kur u thashe qe burrat e Kudhesit ishin nder me miqesoret-dhe qe ata (burrat e Kudhesit, shenimi im) ishin te çuditur qe barbaret e Qeparoit nuk me vrane.
…[…] Prej Himares une udhetova drejt fshatrave Greqisht-folese, tre ore prej Vunoit dhe Vilajetit per te mberritur ne Dhermi (350 shtepi) …[…] Ne Dhermi une kalova nje nate, duke u pare me perbuzje prej grave qe po qanin me ligje (vajtim) nje djal te ri i cili ishte vrare ne nje gjakmarrje klanore (fisnore).”
…
Kete deshmi na i sjell studiuesi dhe akademiku anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond i cili vizitoi krahinen e Himares ne vitet Tridhjet te shekullit te shkuar. Pjesa eshte shkeputur prej vepres se tij me titull “Epirus”, f. 122-125, botimi i pare 1967, Oxford, botimi i dyte 1981, Arno Press, New York.
Pa kerkuar te zgjatem teper ne çka sjell Hammond, interesante ne kete deshmi dhe pershkrim qe ai jep jane dy dukuri: pikerisht gjakmarrja midis fshatrave (Qeparoi kunder Kudhesit) si dhe ajo midis fiseve (Dhermi). Pala e vrare, e cila duhet te merrte gjak, kete gje (gjakmarrjen) duhet ta kryente brenda gjashte muajve prej vrasjes. Gjithashtu gjakmarrja kishte rregullat e veta ku ne gjashte muaj duhej vezhguar viktima e radhes. pra, gjakmarrja kishte nje lloj legjimiteti te tipit kanunor.
E dyta: vajtimi me ligje (kryesisht te grave) si dukuri ishte (si dhe eshte) edhe kjo tipike shqiptare. Gjithashtu, ne keto raste ,per kete vajtim, paguheshin gra te cilat e benin kete gje si profesion. Si rasti i Qeparoit ashtu edhe Dhermiut nuk lene rast per interpretime, pasi kemi te bejme me dukuri tipike shqiptare edhe pse keto fshatra, perpara udhetareve te huaj, kane kerkuar te shfaqeshin si Greqisht-folese.
(Imazhi i sjelle, eshte thjesht ilustrues).