Gjatë gërmimeve për ndërtimin e aeroportit, punëtorët mbeten të shtangur nga ajo që zbulojnë
Gjatë gërmimeve për ndërtimin e aeroportit, punëtorët mbeten të shtangur nga ajo që zbulojnë
JANAR 2021
Arkeologët francezë bëjnë zbulimin “e rrallë” të mbetjeve 2,000-vjeçare të një fëmije të varrosur bashkë me një kafshë dhe ushqime të ofruara si sakrificë.
Fëmija që besohet se ishte rreth 1 vjeç, është varrosur gjatë sundimit romak, në një arkivol të drunjtë 80cm të gjatë, të shënuar me një emblemë hekuri.
Arkivoli ishte vendosur në varr i rrethuar nga gati 20 objekte duke përfshirë vazo të vogla balte dhe enë të xhamta që besohet se përmbanin vajra dhe mjekime, një gjysmë derri, copa të tjera mishi, si dhe dy pula me kokë të prerë.
Vendvarrimi u zbulua gjatë gërmimeve për ndërtimin e aeroportit Clermont-Ferrand në zonën qendrore të vendit.
Arkeologët thanë se kishin gjetur gjithashtu një unazë hekuri të ngjitur në një shufër të metaltë. Kjo e fundit ishte futur në mes të këmbëve të një qeni që ishte vendosur pranë këmbëve të të vdekurit. Kafsha mbante një qafore me dekorime bronzi dhe një zile të vogël.
Në epokën romake të rriturit digjeshin në furra, siç ndodh edhe sot në Francë, Belgjikë dhe vendet fqinje, ndërsa fëmijët shpesh varroseshin në tokën e familjes. Kjo sugjeron se një shtëpi do të ketë qenë aty pranë.
Gerrmimet e hapësirës prej 7.4 hektarë kanë nxjerrë në dritë disa objekte të tjera nga epoka e Bronzit, të cilat po analizohen nga ekspertët.