Gjenden fosilet e “përbindëshit të detit” Mendohet se ka jetuar 205 milion vjet më parë
17 Gusht 2022
Një grup arkeologësh ka gjetur mbetjet e një gjigandi deti, që ka jetuar 205 milion më parë. Mbetjet janë gjetur në 2743 m lartësi mbi nivelin e detit, në Alpet e Zvicrës.
Krijesa e quajtur Ichthyosaur me gjatësi 20 metër dhe peshë 80 ton, u identifikua nga 3 pjesë të mbetjeve të tij: dhëmbët, vertebrat dhe brinjët.
Dr Heinz Furrer, kurator i dalë në pension nga Instituti dhe Muzeu Paleontologjik i Universitetit të Zyrihut dhe anëtar i grupit të arkeologëve, tha se ishte i mahnitur nga ky zbulim.“Është ichthyosaurit më i gjatë, me dhëmbët më të mprehtë dhe shtyllën vertebrale më të gjatë të gjetur ndonjeherë në Europë”, tha ai.
Nga zbulimi u pa se rrënja e dhëmbit të tij ishte dy herë më e gjërë se e Ichthyosaurit të gjetur më parë rreth 50 metra i gjatë.
Dr Martin Sandler nga Universiteti i Bonn-it dhe drejtues i grupit shprehet se ka patur tri grupe gjallesash me përmasa që i kalonin 10-20 metra: dinozaurët qafëgjatë, balenat dhe ichthyosaur gjigandë të Triasikut. Këto të fundit u shfaqën për herë të parë gjatë zhdukjes 95% e krijesave të detit.
“Ichthyosaur-ët kanë një veçori në dhëmbët e tyre që është karakteristikë për zvarranikët: cipa e dentinës në rrënjët e dhëmbëve tipar që e gjejmë dhe te një lloj i hardhucave që gjenden në Afriikë e Azi”, tha ndër të tjera Dr Sandler.
Fosilet e balenave janë gjetur kryesisht në Amerikën Veriore dhe Europë, kurse ato të ichthyosaur-it kryesisht në Amerikën Jugore, Azi dhe Australi.
Zbulimi i tyre në Europë përbën një objekt studimi më vete mbi lëvizjen e tyre dhe habitatin në të cilën jetonin miliona vite më parë.
Nga OraNews