Gjendet fosili i rrallë i ‘patës’ prehistorike
5 Qershor 2023
Kafka e një “pate gjigante” prehistorike është gjetur në Australi.
Kafka i përket një zogu 230 kg që nuk fluturonte i cili sot ështëi zhdukur.
Fosili 45.000-50.000 vjeçar është kafka më e plotë e species Genyornis newtoni që është gjetur ndonjëherë.
Shkencëtarët thnë se “zbulimi i rrallë” do u japë të dhëna për pamjen e zogut.
“Ekzistenca e Genyornis njihet prej 128 vjetësh dhe tani kemi një kafkë”, tha udhëheqësja e studimit, Phoebe McInerney nga Flinders University në Adelaide.
Kafka 32 centimetërshe u gjet në vitin 2019 në shtratin e tharë të liqenit Callabonnam në Australinë jugore ku dikur mijëra kafshë ngecën në baltë.
Struktura kafkore u gjet pranë skeletit kockor thuajse tërësisht të fosilizuar të zogut.
Kafka e vetme e gjetur e tij daton në 1913, ishte shumë e dëmtuar dhe kishte shumë pak material të kockës fillestare ndaj nuk mund të mësohej shumë prej saj.
Nga ky zbulim, rezulton që këta zogj gjigantë kishin: kafkë të madhe, nofulla të mëdha dhe një ‘kaskë’ të pazakontë, si helmetë, në pjesën e sipërme të kokës.
Hapja e nofullave ishte e gjerë, kishin kafshim të fuqishëm dhe mund të shtypnin bimët e buta dhe frutat me qiellzën e gojës.
Grupi i fundit i tyre jetoi në të njëjtën kohë me gjallesa të tjera gjigante si hardhucat e kangurët dhe deri kur u shfaqën njerëzit e parë, rreth 50.000 vite më parë.