Gjendet i vdekur Dervishi i Teqesë së Baba Aliut. – Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbardhë më shumë mbi shkaqet e vdekjes.
4 Shkurt 2025
Dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, Baba Hekuran Nikollari, ka ndërruar jetë papritur.
Lajmi konfirmohet nga burime policore teksa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Trupi i pajetë i klerikut bektashi do të transportohet drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës për t’ju nënshtruar ekspertizës.
Drejt Përmetit janë nisur edhe përfaqësues të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, për të mbikëqyrur nga afër të gjithë procesin.
Ndërkohë Policia e Shtetit pritet të ketë një njoftim për ngjarjen.
Baba Hekuran Nikollari shërbente prej vitesh në teqenë emblemë të bektashizmit në jug të vendit.