Gjendet lehtësisht në vendin tonë dhe gjyshet e kanë përdorur për të bërë byrek, kjo është barishtja që ka vlera të mëdha shëndetësore

NËNTOR 2021

Lëpjeta ka qenë një bimë barishtore shumë e përdorur në Europë gjatë Mesjetës. Ajo përdorej si diçka që i shtonte shijen e athtë dhe e bënte më të shijshëm ushqimin.

Fatkeqësisht, lëpjetat e humbën tërheqjen e tyre kulinare ndërkohë që filloi të përdorej gjerësisht limoni, por gjatë viteve të fundit kjo bimë ka filluar të përdoret sërish në kuzhinë.

Në kuzhinën tradicionale shqiptare lëpjeta njeh përdorim të gjerë dhe interesant. Shumë prej nesh mund ta kenë të freskët për shembull lakrorin me lëpjeta të gatuar nga gjyshja apo nëna, ndërkohë që së fundi lëpjetat përdoren duke u shtuar në sallata, në supa dhe në salca.

Lëpjetat përdoren veç të tjerave edhe për të trajtuar infeksionet dhe inflamacionin e sinuseve dhe të traktit të frymëmarrjes.

“Vuçiç është kriminel, por politikan ekselent”, Robert Aliaj zbërthen strategjinë e takimit të shumëpërfolur: Rama po merr një risk shumë të madh!

“Sa e pash ndjeva flutura në stomak”/ Graniti zbulon arsyen e ndarjes nga ish-e dashura e tij, aktorja e njohur me profesion farmaciste për të cilën ai vuan dhe ka një dëshirë (FOTO)

Biznesmeni 43-vjeçar nga Tirana zhduket pa asnjë gjurmë pasi miku i tij e mori në telefon, Klodiana Lala zbardh detajet e reja dhe dyshimet e policisë

Çfarë është lëpjeta?

Lëpjeta është një bimë shumëvjeçare, barishte e ngrënshme nga e njëjta familje me hikërrat dhe rhubabin. Është kultivuar shpesh si barishte në kopsht apo si perime me gjethe, por disa varietete të saj rriten të egra.

Kjo barishte ka shije të mprehtë dhe të athtë që shton veçantinë dhe e bën super të shëndetshme dhe të shijshme çdo pjatë. Lëpjetat mund të gjenden edhe si suplemente dhe formë tretësire si trajtim për një sërë sëmundjesh shëndetësore, pasi sigurojnë shumë përfitime në këtë drejtim.

Zvogëlojnë mukusin: Lëpjeta ka efekt tharjeje në trup, gjë që e bën konsumimin e saj një mënyrë të shkëlqyer natyrore për të reduktuar prodhimin e mukozës. Arsyeja pse është kaq e mirë në zvogëlimin e masës së mukusit është sepse lëpjeta përmban tanine. Taninet janë astrigent, komponime polifenolike që mund të gjenden në disa bimë. Nëse keni probleme që përfshijnë mbiprodhimin e mukusit (përshembull nëse jeni ftohur), atëherë lëpjeta mund të ndihmojë në pakësimin e mukusit.

Ndihmon në luftën kundër kancerit: Përmbajtja e lartë e vitaminave A dhe C e bën lëpjetën të shkëlqyer për sistemin imunitar, që do të thotë se ndoshta konsumimi i saj mund të sjellë përfitime në luftën kundër kancerit, si dhe një sërë sëmundjesh të tjera.

Përmirëson infeksionet e sinusit: Lëpjetë është përdorur zakonisht për reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjes që shoqëron sinusin, që zakonisht i referohemi si infeksion sinusi.

Një barishte me shumë antioksidantë dhe me përmbajtje të madhe të vitaminës C është ide e mirë përdorimi i lëpjetës për të ulur ënjtjet dhe për të lehtësuar dhimbjen, të rëndësishme kur bëhet fjalë për infeksionet e sinusit.

Zbut ulçerat dhe plagët: Lëpjeta e freskët mund të përdoret si ilaç natyral për të zbutur plagët në gojë të shkaktuara nga i ftohti apo gripi. Thjesht merrni një gjethe të pastër lëpjete dhe vendoseni mbi plagë për rreth një minutë. Mund ta përsërisni këtë veprim deri kur ta shihni si të nevojshme. Është një mënyrë e shpejtë, e lehtë dhe e natyrshme për lehtësimin e plagëve të tilla.

Stabilizon presionin e gjakut: Përmbajtja e kaliumit në lëpjetë është shumë më vlera për shëndetin. Kaliumi është një mineral esencial që duhet ta konsumojnë përditë. Ai nuk është vetëm një vasodilator, por është gjithashtu çelësi për të ruajtur ekuilibrin e lëngjeve në tërë trupin

Duke konsumuar ushqime të pasura me kalium, siç është lëpjeta, mund të zvogëlojmë stresin në zemër dhe në të gjithë sistemin kardiovaskular, duke relaksuar arteriet dhe enët e gjakut. Kjo rezulton në presion të ulur të gjakut, e cila zvogëlon shanset e komplikimeve shëndetësore të rrezikshme, si mpiksja e gjakut dhe sëmundjet koronare të zemrës.

Lëpjetë është emri për një shumëllojshmëri bimësh shumëvjeçare që i përkasin Polygonaceae, ose familjes hikërrore, të cilat janë të shpërndara gjerësisht në rajonet e buta në të gjithë botën

Gjethet janë pjesë e bimëve që zakonisht hahen dhe kanë pamje të ngjashme me gjethet e spinaqit. Gjethet e papërpunuara janë përshkruar sikur kanë aromë të ngjashme me limonin, kivin ose luleshtrydhet e athta të egra. Ka disa lloje lëpjetash, secila me veçoritë përkatëse dhe me veti dhe cilësi të ngjashme për secilin lloj.