20 Dhjetor 2023

Konfirmohet prania e një molekule thelbësore për praninë dhe zhvilimin e jetës në Encelado, një nga Hënat e Saturnit.

Nga analizimet e fundit mbi të dhënat e dërguara nga misioni “Cassini” i NASA-s, rezulton të jetë gjetur prani e një acidi në sipërfaqen e akullt që mbulon këtë satelit, por edhe në avujt që çlirohen në të. Këto janë konfirmime të mëtejshme hipotezave të mëparshme mbi mundësitë që në Encelado gjenden kushtet e përshtatshme për lindjen dhe zhvillimin e jetës, sipas pikëvështrimit tokësor.

Gjithashtu edhe në oqeanin që gjendet nën sipërfaqen e akullt që mbulon këtë hënë të Saturnit, eksisiton një energji kimike domethënëse, që përbëhet nga disa copëza organike.

Sipas autorëve të studimit, Enelado duket se ofron kushtet dhe substancat e nevojshme jo vetëm për formimin e jetës, por edhe vazhdimësinë e saj përmes reaksioneve metabolike që verifikohen aty.