Gjendet në plazhin e Vlorës krijesa gjigante 30 vjeçare, specialistët nisin hetimet për…
Gjendet në plazhin e Vlorës krijesa gjigante 30 vjeçare, specialistët nisin hetimet për…
9 NËNTOR 2021
Një breshkë Careta Careta rreth 30 vjeçare është gjetur sot e ngordhur në plazhin e vjetër të Vlorës.
Breshka mendohet se mund të ketë disa ditë e ngordhur në det dhe më pas ka dalë në breg. Vërehet se ky është një fenomen i cili po shtohet së fundmi, pasi po shihet që breshka të tipit Careta Careta dalin shpesh në breg por dhe të ngordhura.
Dyshohet se breshka mund të ketë ngordhur nga plastika, pasi ajo kryesisht ushqehet me meduza (kandila deti) të cilat ngjasojnë me qese plastike në det, prandaj ka raste kur breshka gëlltit qeset të cilat i ngjasojnë me ushqimin.
Këto dy vitet e fundit shumë breshka kanë dalë të ngordhura në breg te detit, ndaj specialistet po bëjnë një studim të mirëfillte për të gjetur shkaqet.
Gazeta Sot