Gjendet një objekt i rrallë arkeologjik në Vlorë.
15 Gusht 2023
Një objekt i periudhës romake është gjetur së fundmi në zonën e Tragjasit, në Vlorë.
Arkeologët kanë vlerësuar se objekti mund të jetë pjesë e një altari të periudhës romake, ndërsa ende po bëjnë verifikimet për të dalë në një konkluzion përfundimtar.
Objekti u gjet gjatë punimeve ditore të një banori të zonës dhe u dërgua në Muzeun Arkeologjik të Vlorës, ku pritet të ekspozohet për publikun së shpejti.
Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetari Ergys Alushi, i cili shkruan në rrjetet sociale se:“Muzeu arkeologjik i Vlorës pasurohet me një objekt që është unik për nga vlerat.
Objekti arkeologjik mendohet të jetë pjesë e një altari të periudhës romake dhe është gjetur në zonën e Tragjasit gjatë punimeve ditore të një banori të zonës.
Kartelizimi dhe përgatitja e një bazamenti për vendosjen e objektit do të jenë hapat e radhës, për përcaktimin përfundimtar të periudhës që i përket altari dhe ekspozimin e tij për vizitorët.