![](https://i2.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2024/06/ujku1-770x433-1.jpg?fit=770%2C433&ssl=1)
Gjendet pas 44 mijë vitesh trupi i paprekur i ujkut siberian
Një ujk i vjetër i lashtë, me dhëmbët e tij të paprekur, është zbuluar pas gati 44 mijë vitesh.
25 Qershor 2024
Ekspertët, sipas Daily Mail shprehen se ujku i rritur mashkull i gjetur në Yakutia, Rusi lindore, ka akoma në mënyrë të çuditshme gëzofin, kockat e madje edhe dhëmbët.
Ai është dërguar në laboratorin e Muzeut Mammoth të Universitetit Federal Verilindor në Yakutsk, ku po nënshtrohet ndaj autopsisë.
Gjetjet e lashta të gjetura janë ndër më të plotat që janë gjendur ndonjëherë. Mbetjet besohet se janë të plota, për shkak se akulli parandalon kalbjen e lëndës organike.